Agropark Tirana është tregu më i madh agroushqimor publik që ka si qëllim kyesor ofrimin e hapësirave të tregtimit dhe magazinimit për prodhuesit,grumbulluesit,tregtarët e produkteve bujqësore si dhe hapësira tregtimi me pakicë për fermerët ditore.
Agropark Tirana është themeluar me qëllimin për të krijuar një qendër të integruar për tregtimin dhe magazinimin e produkteve bujqësore, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në Shqipëri.
Misioni ynë është të ofrojmë shërbime cilësore dhe hapësira moderne që lidhin fermerët, tregtarët dhe konsumatorët në një rrjet efikas dhe transparent. Vizioni ynë është të bëhemi lider në zhvillimin e tregut agroushqimor, duke nxitur inovacionin dhe promovimin e produkteve vendase.

Dhënia me qira e hapësirave për tregtim dhe magazinim të produkteve bujqësore dhe ushqimore

Organizimi i eventeve, panaireve dhe aktiviteteve mbi rëndësinë e konsumit të produkteve vendase

Hartimi i planeve per biznes dhe menaxhimi i projekteve në fushën e bujqësisë,blegtorisë etj

Investimi për prodhimin, grumbullimin, përpunimin,ambalazhimin, ruajten dhe tregtimin e produkteve

Nxitja e shitjeve të produkteve ku i mundëson fermerëve fitim real dhe lidhje të drejtpërdrejtë me konsumatorin




Agropark Tirana ofron hapësira të modernizuara për tregtim dhe magazinim, duke mundësuar rritjen e produktivitetit dhe lidhje të drejtpërdrejta me konsumatorët. Tregtarët dhe konsumatorët përfitojnë nga produkte të freskëta dhe të shëndetshme, duke mbështetur zhvillimin e fermerëve dhe rritjen e fitimeve të tyre.






Bëhu pjesë e Agropark Tirana dhe shfaq prodhimet e tua të freskëta në hapësirat tona të dedikuara për tregtimin me pakicë, duke u lidhur drejtpërdrejt me konsumatorët!
Agropark Tirana është i strukturuar në sektorë të specializuar, duke garantuar tregtim efikas dhe kushte optimale për çdo kategori produktesh. Organizimi i sektorëve garanton efikasitet dhe cilësi për të gjithë klientët.

Sipërfaqe 1126 m², prodhime të freskëta sezonale nga fermerët dhe grumbulluesit, me kushte të kontrolluara për ruajtje dhe tregtim.

Sipërfaqe 296 m², dedikuar produkteve të qumështit (djathë, gjizë, kos, kaçkavall, gjalpë) me standarde higjieno-sanitare.

Sipërfaqe 792 m², reçelëra, turshi, komposto, lëngje natyrale dhe konserva, me fokus te prodhuesit artizanalë.
Posted on Iris C. DiellTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Posted on klod sallakuTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Posted on Anxhela BakiasiTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Posted on Tirana AgrikultureTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Posted on DiplomaciTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Posted on dorina talloTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Posted on Skerdi TarkajTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Posted on Fatjon DervishiTrustindex verifies that the original source of the review is Google. Posted on flori kazaziTrustindex verifies that the original source of the review is Google.
Abonohuni
© 2025 Tirana Agroparktirana. All rights reserved | Powered by Marketing One